Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov, themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë udhëtimit katërorësh, Plaku i Krishtlindjeve dhe Borëbardha do të kënaqin pasagjerët me dhurata.
Itinerari përfshin një orë qëndrim në stacionin e Dobrinishtes, ku do të organizohet një program i veçantë festiv.
Për Kristijan Vaklinov, udhëtimi me rastin e Krishtlindjeve është një nga nismat më të këndshme të shoqatës. "Jo vetëm për shkak të frymës së Krishtlindjes, por edhe për shkak të fëmijëve, të cilët me praninë e tyre mbushin vagonët me të qeshura, mirësi dhe pastërti. Nuk ka se si të mos e vazhdojmë këtë traditë", thotë Vaklinov. Ai shprehu mirënjohjen e tij për Hekurudhat Shtetërore Bullgare për dhuratat për të gjithë fëmijët që udhëtojnë në trenin "Rodopet".
Linja unike hekurudhore lidh qytetet Septemvri dhe Dobrinishte, duke kaluar përmes peizazheve piktoreske të malit Rodope. Është e njohur për kthesat e saj të pjerrëta që ofrojnë pamje spektakolare drejt majave malore dhe lumenjve.
Mund të mësoni më shumë për trenin me binarë të ngushtë të Rodopeve nga materialet në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..