Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit thuhet se presidenti ka uruar Hungarinë për presidencën e suksesshme të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE). Radev dhe Szijjártó kanë shprehur qëndrimin e përbashkët se anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen përmirëson mjedisin e biznesit dhe lehtëson shkëmbimin ekonomik dhe turizmin në të gjithë rajonin. Sipas presidentit, Hungaria është një partner me të cilin ne jemi të lidhur me lidhje të thella historike dhe marrëdhënie miqësore, të cilat janë një bazë solide për forcimin e bashkëpunimit mes nesh.
Tregtia dypalëshe i kalon dy miliardë euro dhe u shpreh një interes i ndërsjellë për rritjen e saj të mëvonshme. Nga ana e tij, Peter Szijártó shprehu interesin e Hungarisë për të investuar në portet bullgare të Detit të Zi, Varna dhe Burgas. U diskutuan edhe çështje lidhur me aksesin në furnizime të sigurta dhe të përhershme të burimeve energjetike, si dhe me partneritetin dypalësh të mbrojtjes.
Pas presidentit, Peter Szijjártó ka biseduar edhe me ministrin e jashtëm në detyrë Ivan Kondov në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministri Kondov gjithashtu ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e Presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për heqjen e kontrolleve të brendshme kufitare.
Temë e bisedës kanë qenë edhe çështjet aktuale të agjendës evropiane dhe ndërkombëtare, si zgjerimi i BE-së, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe marrëdhëniet transatlantike, njofton MPJ.
Më herët sot, lideri i GERB-it Bojko Borisov foli me Peter Szijjártó dhe falënderoi kryeministrin Viktor Orbán dhe Presidencën hungareze për udhëheqjen në procesin e pranimit të Bullgarisë në Shengen edhe nga toka. Në Facebook, Borisov shkroi se të dy kanë konfirmuar edhe një herë nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Hungarisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre në sektorë kyç, si energjia, ekonomia dhe infrastruktura.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Gjatë një seance dëgjimore në Asamblenë Kombëtare për shkak të problemeve të mungesës së ujit në vend, u raportuan të dhëna alarmante për gjendjen e burimeve..
Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve..