Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme është e vetmja mundësi që procedura të mos dështojë për herë të dytë, por për këtë arsye të paktën tre anëtarë të Kolegjit Gjyqësor duhet të bëjnë propozime për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative. Mandati i kryetarit të fundit të Gjykatës së Lartë Administrative, Georgi Çollakov, skadoi më 22 nëntor. Megjithatë, me vendim të Kolegjit Gjyqësor, ai qëndroi në krye të institucionit kyç gjyqësor deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri.
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..