Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin 2024

Për 16 rajone në Bullgari u shpall kodi i reshjeve në ngjyrë të verdhë dhe kafe

Foto: Georgi Nejkov, BNR

Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të  Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë Verilindore reshjet e shiut do të kthehen në borë deri në mbrëmje. Pas mesditës reshjet e shiut do të fillojnë të ndalojnë nga perëndimi. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4°, në Sofje rreth minus 1°. Vlerat maksimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°, në kryeqytet rreth 1°.

Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira, mjegull dhe reshje bore. Do të fryjë erë e fortë dhe me stuhi nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 3°, në 2000 m. rreth minus 5°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, shi dhe erë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë. Uji i detit është 10-11°.

Ditën e premte reshje do të vazhdojnë dhe do të jenë kryesisht nga bora, por do të dobësohen dhe zvogëlohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

DPS – DPS ndryshoi emrin në APS

Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..

botuar më 25-06-27 11.37.PD

Një udhëzuesi i ri prezanton rrugët turistike të pelegrinazhit në Bullgari

Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..

botuar më 25-06-27 10.29.PD

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD