Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të ketë reshje të dobëta bore. Mbi Bullgarinë Perëndimore gjatë ditës do të ketë shpërndarje të vranësirave. Do të fryjë erë e dobët kryesisht mesatare veri-veriperëndimore përgjatë Luginës së Strumës dhe në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, në Sofje rreth minus 3°. Vlerat maksimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°, në kryeqytet rreth 3°.
Në zonat malore të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore do të mbajë vranësira me reshje bore. Mbi masivët perëndimorë mbulesa e reve do të çahet dhe do të ulet. Do të fryjë erë e fortë deri e furishme verilindore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 0°, në 2000 m. rreth minus 6°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 3 deri në 6°. Uji i detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3-4 ballë.
Ditën e diel do të mbajë mot me diell dhe i qetë në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 2 dhe 7°.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..