Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Foto: Facebook / N.V. Mbreti Simeon ІІ

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës së deritanishme të disa qeverive, pikërisht gjatë këtij viti të turbullt vendi ynë arriti një nga synimet e tij kombëtare – anëtarësimin e plotë në Shengen. Ajo që do të ndodhë më pas varet nga vizionet dhe sensi i klasës politike.
Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë, vendi ynë ka nevojë për unitet dhe një synim të madh që të gjithë mund ta besojnë dhe ta ndjekin - theksoi Simeon Sakskoburggotski - mbret i bullgarëve në periudhën 1943-1946 dhe kryeministër i vendit nga viti 2001 deri në vitin 2005.

"Unë dua të shoh një shoqëri bullgare që përparon. Mendoj se kjo nuk është diçka e paarritshme, sidomos me mundësitë e sotme teknologjike, por diçka duhet të na motivojë të gjithëve. Shpresoj se do ta shohim këtë më shpejt, jo pas tre apo katër brezash" - theksoi ai në videokastin "Fol..." në radion publike, kushtuar veprës së babait të tij - Mbreti Boris III, i quajtur nga bullgarët Unifikuesi. Më 30 janar 2025 mbushen 131 vjet nga lindja e monarkut dhe në një botim të veçantë do të paraqesim kujtimet e djalit të tij Simeon II për personalitetin e Mbretit Unifikues.

Edhe pse në daljet e tij të mëparshme ish-kryeministri shmangte çdo vlerësim për personat apo proceset në vendin tonë, fjalët e Simeon Sakskoburggotskit në intervistën ekskluzive për BNR meritojnë vendin e tyre jashtë rrymës së lajmeve, veçanërisht në kontekstin e nevojës së synimeve të reja kombëtare. Kujtojmë se në kuadër të dy qeverive në të cilat merr pjesë partia e themeluar prej tij Lëvizja Kombëtare për Stabilitet dhe Rritje (NDSV), Bullgaria realizoi dy nga prioritetet e saj - anëtarësimin në NATO dhe BE.

Sipas Sakskoburggotskit, pa marrë parasysh se sa "pesimizëm dhe katastrofizëm" ka përjetuar populli bullgar në vitet e fundit, njerëzit janë të aftë dhe kanë mundësi të ndryshojnë jetën e tyre.

“Ne do të mbijetojmë, e kemi edhe vendin tonë në Bashkimin Evropian, që është një garanci shtesë se vendi ynë do të mbijetojë, në këtë drejtim nuk jam i shqetësuar, këto tani janë vetëm disa momente dhe sigurisht që po i kalojmë rëndë. Mendova se këtu mund të kishim arritur shumë më tepër, për këto 30 vite, nëse do të ishim të bashkuar”, ka komentuar ai.

Për BNR, Sakskoburggotski theksoi se përveç pasurive natyrore që zotëron Bullgaria, ekziston edhe një pasuri tjetër më e vlefshme, pikërisht bullgarët e rinj dhe studiozë, të cilët me aftësitë e tyre lartësojnë atdheun tonë para botës.

“Në hartën e botës vendi ku ne ndodhemi është diçka shumë specifike – me të gjitha alternativat dhe perspektivat e mundshme, dhe vetë njerëzit janë të një niveli më të lartë, mbi mesataren, në krahasim me shumë vende të tjera ku kam jetuar dhe parë. Ne jemi specialistë dhe vetëkritikues, por nëse shikojmë përreth dhe nëse shikojmë rezultatet e të rinjve tanë që ndjekin programe të ndryshme jashtë vendit, është fenomenale të shohësh se me çfarë rezultatesh kthehen. Mendoj se në këtë aspekt jemi shumë më të pasur se atë që mendojmë”, përfundon ish-kryeministri.

Ndërsa ideja e bashkimit nuk është e re, por është ende e aktuale. Që në vitin 2014, në fjalimin e tij për prezantimin e librit të tij autobiografik "Një fat i jashtëzakonshëm", Simeon Sakskoburggotski inkurajoi shoqërinë tonë të gjente atë që do të mund ta bashkonte:
Simeon Sakskoburggotski në prezantimin e librit të tij - Një fat i jashtëzakonshëm në vitin 2014
"Më kujtohet se në Poloni, në momente të vështira, vetëm një fjalë ringjalli shoqërinë dhe i mobilizoi të gjithë. Ajo ishte solidaritet dhe ne e dimë se çfarë arriti. Do të ishte e mrekullueshme nëse të gjithë do të mendoheshim për të gjetur se bashku një fjalë për të qenë të bashkuar.” – thotë Sakskoburggotski në një regjistrim të ruajtur në arkivat e BNR-së.

Cila do të jetë kjo fjalë unifikuese për Bullgarinë dhe a do të mund të ndryshojmë këndvështrimin tonë për atë që po ndodh në vend? - kjo varet më tepër nga ne dhe jo aq shumë nga politikanët.

Intervistë: Zllatko Zhelev 
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: Facebook /N.V. Mbreti Simeon ІІ, kingsimeon.bg, X /@BGPermRepEU, Reuters, BGNES, Facebook /Paraskeva Georgieva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD