Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të Kalifornisë me raketën “Falkon 9” të kompanisë “Space Eks”. Sateliti është pjesë e programit kryesor hapësinor të BE-së, i cili synon të studiojë tipare të ndryshme të Tokës. Ai mund të monitorojë ujërat detare dhe anijet, të ofrojë ndihmë në fatkeqësi, topografi, të monitorojë zonat bregdetare dhe infrastrukturën strategjike. Në bord ka një sensor multispektral që zbulon përmbajtjen e kimikateve dhe elementëve të ndryshëm në ujë dhe tokë, monitoron cilësinë e tyre, duke analizuar nivelin e ndotësve të ndryshëm dhe përmbajtjen e mikroplastikës. Ky është sateliti i parë tërësisht bullgar me funksion shkencor dhe për qëllime sigurie, shpjegoi për BTA Ljubomir Toshev nga kompania bullgare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..