Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

37.4% e bullgarëve e pranojnë formulën e qeverisë së re

Foto: Agjencisë Sociologjike “Mjara”

37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk ​​e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen Zheljazkov me mandatin e GERB-SDS, me pjesëmarrjen e BSP-së dhe ITN-së dhe me mbështetjen e DPS-së së Ahmed Doganit, merr tolerancën fillestare publike, edhe pse jo e madhe. Të dhënat janë nga një sondazh i pavarur telefonik ekspres i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i kryer në datat 16 dhe 17 janar mes 800 personave. Vlerësimet e kabinetit të ri janë më pozitivet nga elektorati i partive pjesëmarrëse. Te pjesa tjetër, në rastin më të mirë është një ndjenjë lehtësimi që u krijuar një lloj qeverisjeje, komentojnë sociologët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD