Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e re bullgare – një fund i kaosit politik apo një qetësi e përkohshme?

Foto: BTA

Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga tetë parti politike dhe koalicionet e përfaqësuara në parlament: GERB-SDS, "BSP-E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë".

"Ky nuk është konfigurimi më i dëshirueshëm për qeverisjen, edhe ai ka rezervat e veta. Duke pasur parasysh nevojën për të vepruar si shtet dhe për të bërë përpjekje për të forcuar sistemet shtetërore, ato të sigurisë, buxhetit dhe për të kërkuar drejtësi, kjo përpjekje ia vlen të bëhet" - tha eurodeputeti Ilhan Küçük nga "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS".
Ilhan Küçük
Ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë dhe proceset në vende të ndryshme evropiane janë sinjal për ndryshime serioze në shkallë globale, gjë që forcon rëndësinë e të pasurit një qeveri të rregullt në Bullgari, ndonëse me kompromise të caktuara politike.
Emill Sokollov
"Dallimi me atë që po ndodh në SHBA dhe Evropë është se ka parti apo njerëz me interesa të përbashkëta që shikojnë në një drejtim. Ajo që po ndërtohet këtu ka sy në katër drejtime të ndryshme, madje dhe më shumë, dhe nuk jam i sigurt se si do të përshtatet në një situatë në të cilën duhet të merren vendime të shpejta dhe duhet të vendosen prioritete të qarta - komentoi politologu Emill Sokollov për Radion Kombëtare Bullgare.
Petër Vitanov
"Qeveria dominohet nga Deljan Peevski," komentoi ish-deputeti Petër Vitanov për rolin e liderit të forcës së katërt parlamentare, DPS-Fillimi i Ri, politikanit Deljan Peevski: "Opozita pretendon se ai qeveris në prapaskenë, ndërsa të tjerët që janë në qeveri pretendojnë të kundërtën. Nuk kanë çfarë të thonë sepse prania e Peevskit është e pakëndshme për ta dhe votuesit e tyre. Peevski është në pozitën më të favorshme sepse ruan levat e tij të pushtetit."

Shpërndarja e pushtetit në shtet duket se po neglizhon tema të rëndësishme, si miratimi i buxhetit për vitin aktual, reforma në sistemin e drejtësisë, nismat legjislative në lidhje me planin e rimëkëmbjes dhe zhvillimit dhe anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë. Një ditë pas zgjedhjes së kabinetit, lideri i GERB-it, forcës më të madhe politike parlamentare, Bojko Brisov njoftoi se nga data 21 janar do të fillojnë emërimet e personelit për ndërtimin e të ashtuquajturës shkalla e dytë e pushtetit ekzekutiv - zëvendësministrat, drejtuesit e qarqeve, zëvendësdrejtuesit e qarqeve, si dhe për shpërndarjen e komisioneve në Kuvendin Popullor, nga të cilat aktualisht funksionojnë vetëm dy. Shpërndarja e posteve mund të jetë pengesa e parë për koalicionin e sapoformuar dhe aftësinë e tij për të mbijetuar gjatë gjithë mandatit të tij katërvjeçar, por ka edhe të tjera:

"Ajo që do të krijojë shkakun e vërtetë të konfliktit nuk do të jetë gjeopolitika, pasi të gjitha palët janë aktualisht gjeopolitikisht fleksibël," parashikon politologu Emill Sokollov "Siç thamë, gjërat po ndryshojnë, gjeopolitika po zë vendin e dytë. Interesat kombëtare dhe ruajtja e ekonomisë dhe industrisë kombëtare, që është një fokus kryesor tek Trump, do të mbizotërojë edhe tek ne. Problemi do të vijë kur të arrihet në ndonjë skandal korrupsioni dhe politikanët të fillojnë t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit, dhe një skandal korrupsioni do të ketë në mënyrë të pashmangshme për arsyen e thjeshtë se të katërta palët aktualisht po përpiqen të përdorin disa burime pushteti për të zgjidhur kontradiktat e brendshme ose për të blerë paqen e brendshme".

Psikiatri dhe shkrimtari Ljubomir Kanov është skeptik për jetëgjatësinë e këtij kabineti:
Ljubomir Kanov
"Qeveria e re është e dobishme sepse ekziston, sepse ajo u formua pas fazës së zgjatur të kaosit. Të paktën ka një qeveri që mund të mbajë përgjegjësinë mbi supe dhe një parlament që mund të miratojë shumë ligje urgjente," komentoi ai në një intervistë për BNR dhe shtoi: "Shpresoj që të funksionojë, por dyshoj për shkak të heterogjenitetit të saj. Çështja është të mos shkaktohet një kaos dhe rrëmujë e madhe."
Svetlin Taçev
Pritja e gjatë e subjekteve politike për të rënë dakord për një formulë qeverisjeje me përgjegjësi kombëtare, dukej se e kishte ezauruar prirjen për tolerancë në ditët e para të qeverisjes së re. Duhet të shikohen me kujdes hapat që do të ndërmarrë koalicioni qeverisës, pasi emërimet e diskutueshme politike duhet të provokojnë një qëndrim kategorik të opozitës parlamentare, mendon politologu Emill Sokollov. E njëjta gjë vlen edhe për nismat legjislative, megjithëse aktualisht nuk ka një program të qartë në këtë drejtim.

Svetlin Taçev, nga ana tjetër, përmend një fakt të njohur për të gjitha palët si garant i mundshëm për një pushtet më afatgjatë:

"Zgjedhjet çojnë në humbje të forcave politike dhe erozion. Në këtë situatë, një qeveri si kjo do të lehtësonte përkohësisht tensionin publik dhe do të ofronte një mundësi që forcat të stabilizoheshin."

Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BTA, ilhankyuchyuk.eu, Facebook /Emill Sokollov, Facebook / Petër Vitanov, BGNES, nmd.bg, arkiva personale 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen

Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..

botuar më 24-12-12 11.53.PD

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD