Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 janarin

Temperaturat gjatë ditës do të rriten, por deri në mesditë do të mbajë vranësira

Foto: Elena Karkallanova

Paraditen e së mërkurës, kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do të fillojnë të zvogëlohen, ndërsa në fund të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat maksimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në kryeqytet do të jenë rreth 6 °.

Në zonat malore do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende do të bjerë borë e dobët, kryesisht para mesditës. Pas mesditës vranësirat do të fillojnë të çahen. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 4°, në 2000 m. rreth minus 2°.

Para mesditës në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme, ndërsa pasdite do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 9 – 11°. Uji i detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti i Rosen Zheljazkovit i rezistoi votimit të dytë të mosbesimit

Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..

botuar më 25-04-17 3.38.MD
Ilijana Jotova

Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk mbrohen, beson nënpresidenti

Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..

botuar më 25-04-17 1.11.MD

Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së sipas përparimit individual të kandidatëve

Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..

botuar më 25-04-17 11.53.PD