Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Houthët liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, që përfshin dy bullgarë

| rinovuar më 25-01-22 5.19.MD
Foto: EPA/BGNES

Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT. Kapiteni dhe ndihmësi i lartë i kapitenit janë shtetas të Bullgarisë. Përveç dy bullgarëve, në ekuipazhin e anijes, e cila lundron nën flamurin bahamian, janë shtetas të Ukrainës, Filipineve, Meksikës dhe Rumanisë. Për më shumë se një vit, “Galaxy Leader” u mbajt në portin Hodeidah në pjesën e kontrolluar nga houthët e Jemenit.

Reuters njofton se ekuipazhi është nisur për në Oman. Huthët nga “Ansar Allah” njoftuan se lirimi i marinarëve të “Galaxy Leader” është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.Theksohet se lirimi u koordinua me Hamasin dhe u realizua me ndihmën e Omanit.

Autoritetet në Sana, Jemen, konfirmuan se kapiteni dhe ndihmës kapiteni i anijes “Galaxy Leader”, Ljubomir Çanev dhe Danaill Veselinov, u liruan dhe janë rrugës për në Muskat, Oman. Këtë e njoftoi në faqet e saj në Facebook eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndodhet në Muscat dhe i pret. Jonçeva thekson se sonte atje do të arrijë një delegacion bullgar i kryesuar nga ministri i jashtëm Georg Georgiev. Në shtator, Jonçeva vizitoi Jemenin dhe arriti të takohej me bullgarët e rrëmbyer dhe të zhvillojë bisedime me autoritetet në Sana.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov u dërgua një aeroplan qeveritar për të kthyer bullgarët e liruar në Bullgari.

Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Ministra i bënë thirrje kryetarit të bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, të rishikojë buxhetin e tij

Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..

botuar më 25-05-14 1.01.MD

"Vëzrazhdane" kërkoi dorëheqjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova

Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..

botuar më 25-05-14 12.39.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, e përcaktoi protestën e transportit publik si të drejtë

Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..

botuar më 25-05-14 11.31.PD