Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar Войс АкАдеми) – një shkollë private për trajnimin gjithëpërfshirës të talenteve të rinj – dhe vazhdon atje, ku ajo punon me profesionistë fillimisht si mësues të saj dhe tani si kolegë të saj, sepse tani ajo vetë jep mësime atje.
Mësimet verore të shkollës muzikore u bënë arsyeja e shfaqjes së këngës së saj "Një dozë realiteti", për të cilën Anabel e shkroi tekstin, ndërsa muzikën e krijoi bashkë me këngëtaren dhe mësuese Petja Dankova. Vasill Vutev e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu aq shumë sa i ofroi të bëjë aranzhimin.
Në këngën “Një dozë realiteti” gjejmë zhanre si Neo-soul, RnB, Pop etj. Anabel pranon se kënga është shumë personale për të. Për frymëzimin dhe idenë ajo thotë:
“Në të flitet për përvojat e mia personale, se si është shumë e lehtë të humbasësh në një botë joreale që ndoshta disi të shpëton nga gjithçka që po ndodh rreth teje. Kjo botë mund të jetë e mrekullueshme, por siç e dimë - ndonjëherë na duhet një dozë realiteti."
“Një dozë realiteti” është kënga e parë e realizuar nga Anabel, por ajo krijon muzikë që në moshën 14-vjeçare, prandaj ka shumë ide muzikore dhe tashmë po shikon drejt projekteve të radhës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Ana Sotirova"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..