348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e financave, Temenuzhka Petkova. “Këto të hyra praktikisht shënojnë një përmirësim të bilancit buxhetor si në nivel buxheti të shtetit ashtu edhe në atë të programit të konsoliduar fiskal. “Ky është një lajm i mirë si për forcat e armatosura ashtu edhe për financat publike të vendit tonë”, tha Petkova.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov shpjegoi nga ana e tij se fondet e marra si kompensim për ndihmën e Ukrainës po shpenzohen për mbështetjen materiale dhe modernizimin e ushtrisë bullgare.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj kanë ardhur për punësim afatshkurtër, ose mbi 35% më shumë se në 2023. Numri më i madh i punëtorëve..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..