Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të presidentit Rumen Radev, të publikuar në Gazetën e Shtetit. Maja 2792 m e lartë ndodhet në kreshtën mes majave Musalla dhe Aleko.
Në vitin 1984 në përpjekje për të shpëtuar nga ngricat alpinistin Hristo Prodanov, i cili u bë bullgari i parë që u ngjit në Everest, Jankov mbuloi ngritjen e pabesueshme të lartësisë prej mbi 1300 m "me një frymë" (duke u ngjitur nga 7170 m në 8500 m lartësi) në temperatura që arrinin minus 40 gradë. Si rezultat ai mori ngrirjen dhe pasi u kthye në Bullgari iu desh t'i prenë 4 gishta.
Jankov vdiq në moshën 35 vjeçare më 17 prill 1988 nën majën Kamillata në Rilla, së bashku me një alpinist tjetër - Stojan Nakov.
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...
Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..