Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina me 7:0 dhe fitoi vendin e parë në kategorinë e saj.
Kryeministri Rosen Zheljazkov uroi Adriana Boaxhieva për suksesin e saj, njoftoi Këshilli i Ministrave. "Me shpirt të fortë dhe paraqitje mbresëlënëse, ajo me meritë u ngjit në krye në kategorinë deri në 54 kg, kumite. Ky sukses është krenari për Bullgarinë dhe dëshmi e talentit dhe këmbënguljes së sportistëve tanë. Bravo, Adriana!", është shkruar në faqen e qeverisë në Facebook.
Në turneun në Poloni marrin pjesë mbi 1200 atletë nga 49 vende, të cilët garojnë për titujt e “kata” dhe “kumitë”. Bullgaria përfaqësohet me 22 garues.
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..
Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..