Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë Lindore, vranësirat do të çahen dhe do të ulen dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në të gjithë vendin. Pas mesditës vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 5°.
Në zonat malore moti do të jetë me diell, por vranësirat do të shtohen pas mesditës nga perëndimi. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor, në pjesët e larta malore - përkohësisht e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë minus 2°, në 2000 m. rreth minus 7°.
Në Detin e Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Mund të bjerë borë në veri dhe shi në jug. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°. Temperatura e ujit të detit është 5-7°. Eksitimi i detit do të jetë prej 2-3 ballësh.
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..