Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024.
Për shkak të pagave në kryeqytet, paga mesatare në të gjithë rajonin Jugperëndimor të vendit është më e larta – pak më shumë se 3000 leva /1500 euro/. Megjithatë, përveç kryeqytetit, kjo shumë nuk arrihet askund tjetër.
Në vend të dytë pas Sofjes është Varna me pagë mesatare prej 2284 leva /1167 euro/, e ndjekur nga Vraca – 2268 leva /1159 euro/. Në anën tjetër, së bashku me Smoljan, janë Vidin me 1672 leva /854 euro/ dhe Bllagoevgrad - 1631 leva /833 euro/.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paga mesatare mujore në tremujorin e katërt 2024 në sektorin publik është rritur me 12%, dhe në atë privat me 14.2%.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) e uli përsëri normën bazë të interesit në vend. Që nga 1 maji, do të jetë tashmë 2.24 për qind. Rënia krahasuar me prillin është 0.15%, kur ishte 2.39 për qind. Ky është muaji i tetë radhazi i një uljeje të normës së..
Përgatitjet për migrimin e pagesave me karta nga leva në euro dhe aderimi përkatës i sistemit të pagesave me karta BORICA në TARGET deri në fund të vitit janë në një fazë të avancuar, tha për BTA-në zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare..
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare. Obligacionet janë për 9 dhe 13 vjet. Kjo është hyrja e parë e Bullgarisë në tregun e jashtëm këtë vit...