Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu. Vendimi për njohjen e shtetit të ri ballkanik nga Bullgaria u deklarua që ditën pasi Kosova e shpalli pavarësinë e vet, por kjo ndodhi zyrtarisht rreth një muaj më vonë, më 20 mars të vitit 2008, me një deklaratë të përbashkët të Bullgarisë, Kroacisë dhe Hungarisë.
Me kalimin e viteve bashkëpunimi midis dy vendeve tona po thellohet dhe po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Edhe sot Bullgaria po vazhdon të japë mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës dhe për forcimin e statusit ndërkombëtar të këtij vendi.
Ju ofrojmë disa prej momenteve më të rëndësishme gjatë vitit të kaluar 2024 në marrëdhëniet mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme të jetës sonë:
Në politikë:
Në ekonomi:
Në kulturë:
Urime Dita e Pavarësisë!
Foto: arkiv, Anna Kapitanova
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..
Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..