Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit. Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00.
Qytetarët do të kenë qasje në zonën e sigurisë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 përmes tre pikave të kontrollit, raportoi Shërbimi Kombëtar i Sigurisë. Do të ketë rojë nderi nga Garda Kombëtare para monumentit gjatë gjithë ditës. Nga ora 11:00 në një ritual përpara monumentit të Vasill Levskit në lagjen e kryeqytetit "Gorubljane" do të marrë pjesë Banda Përfaqësuese Ushtarake e Tunxhit e Forcave Tokësore.
Në një ceremoni të veçantë sot, në orën 9:00, Aeroporti i Sofjes do të marrë zyrtarisht emrin Vasill Levski.
Në të gjithë vendin po mbahen ceremoni të ndryshme kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të madh kombëtar bullgar.
Manifestimet përkujtimore filluan më 16 shkurt me pelegrinazh dhe tubim përkujtimor para bustit-monument të Vasill Levskit në Manastirin е Moldavës "Shën Petka" afër Plovdivit, Bullgari Jugore.Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..