Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre.
"Përhapja dhe përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk kërcënon vetëm të ardhmen dhe shëndetin e tyre. Kjo është një çështje që kërcënon të ardhmen tonë si komb," tha presidenti pas takimit. Kreu i shtetit vuri në dukje se pjesëmarrësit në këshill u bashkuan rreth masave konkrete legjislative, nevojës për parandalim dhe programeve që synojnë kohën e lirë të të rinjve.
"Shteti duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e tij ata që shesin dhe shpërndajnë drogë," tha Radev.
Pothuajse 13% e popullsisë së Bullgarisë ka përdorur të paktën një herë ndonjë lloj droge. Gjatë 5 viteve të fundit, përdorimi i këtyre substancave është rritur ndjeshëm – me 30%, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik.Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..