Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" (shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore të Bullgarisë, Serbisë Lindore dhe në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut me identitet kombëtar bullgar, serb ose maqedonas - shënimi i redaktorit) në Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare – shën. red.). Në diskutim morën pjesë deputetë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit akademik nga Bullgaria.
Kryetari i Komisionit për politikat për bullgarët jashtë vendit, Stojan Tesllakov, i dorëzoi donacione Qendrës Kulturore dhe Informative dhe Shoqatës “Gllas Pres” dhe theksoi se Sofja nuk duhet të jetë indiferente ndaj çështjes së të ashtuquajturit "komb i shopëve".
Deputetja Elisaveta Bellobradova vuri në dukje se rasti lidhet me nevojën për një politikë të synuar ndaj vendeve fqinje të Bullgarisë, të cilat nënçmojnë pakicën bullgare në territoret e tyre. "Shteti bullgar duhet të nisë një politikë të synuar për të afirmuar të drejtat dhe ekzistencën e bullgarëve në vendet fqinje," kërkoi Bellobradova.
“Problemi është serioz dhe pas tij qëndron vetë shteti serb”, tha konsulli ynë i përgjithshëm në Nish, Dimitër Canev. "Ka një proces të intensifikuar në media, në konferenca shkencore dhe simpoziume. Në përgjithësi, ekziston një makinë propagandistike që po punon seriozisht mbi këtë temë," shtoi Canev.
“Në mediat serbe shkruhet ose keq, ose asgjë për Bullgarinë dhe ky është një postulat dhe qëllimi është asimilimi i popullatës bullgare”, tha gjithashtu Canev. Ai shtoi se i ashtuquajturi “komb i shopëve” si eksperiment “është pëlqyer pas sukseseve në çrrënjosjen e vetëdijes bullgare në Maqedoninë e Veriut”, si dhe imponimit të një gjuhe “që është autentike prej shekujsh”. Sipas tij, i njëjti model është duke u kopjuar dhe testuar në Krahinat Perëndimore.
Mendimi i përgjithshëm ishte se bullgarët në anën tjetër të kufirit nuk kanë nevojë për postulate dhe për një goditje pas shpine, por për një ndihmë të vërtetë. U shtrua edhe çështja e mundësisë së pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit me një kuotë të vogël në Kuvendin Kombëtar, transmeton BTA.Lexoni më tepër:
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Opozita është gati të paraqesë një mocion të ri mosbesimi, të tretën radhazi. Dy të parët, kujtojmë, ishin të pasuksesshme. I pari u iniciua nga..