Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Kryeministri Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

"Bullgaria është e bindur se çdo proces i negociatave për paqen duhet të bazohet në qëndrimin parimor se fati i një shteti nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e tij në tryezën e bisedimeve." Në të njëjtën kohë, Bullgaria beson kategorikisht se Evropa është një aleate e natyrshme e SHBA-së dhe si e tillë është e domosdoshme që të jetë pjesëmarrëse e barabartë në përpjekjet diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë”, theksoi gjithashtu kryeministri bullgar, i cili mori pjesë në forum përmes një video-takim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hasan Azis

DPS-DPS do të mbështesë kabinetin të paktën deri në qershor

“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..

botuar më 25-04-02 8.47.PD

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD