“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është një nga 396 qendrat arsimore bullgare në mbarë botën, në të cilat këtë vit shkollor më shumë se 32 mijë fëmijë bullgarë po "vizatojnë" të ardhmen e tyre me "gjuhën e shenjtë" të të parëve të tyre.
Këtë vit, ka 160 fëmijë nga 16 vende, ku më shumë se gjysma e tyre studiojnë online. Në maj të këtij viti shkolla do të festojë 11 vjet nga hapja e saj, ndërsa korriku do të shënojë edhe 175 vjetorin e lindjes së patronit dhe patriarkut të letërsisë bullgare - Ivan Vazov.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..