Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende në rajonet jugperëndimore. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në disa vende do të ketë mjegull më të përhershme - ndërmjet 1 dhe 4°, në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 6°.
Në malet mbi masivet perëndimore do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende reshje bore. Pjesët e larta do të jenë në shtresën e reve. Do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesët lindore të maleve Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 0°, në 2000 m. - rreth minus 6°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 6°. Temperatura e ujit të detit është 4-5°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të larta dhe mesatare. Temperaturat do të rriten ngadalë.Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..