Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev në një konferencë me rastin e zbatimit të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Donçev kujtoi se javë më parë ka paralajmëruar në Parlament në lidhje me situatën, e cila, sipas fjalëve të tij është shqetësuese. Masat dhe reformat në të gjithë planin janë 321 deri në pagesën e nëntë. Nga këto, Bullgaria ka realizuar 115, tha Donçev dhe pranoi se në 4 vjet Bullgaria ka realizuar një pjesë të parëndësishme të reformave.
7 projekte nuk mund të realizohen, siç ishte planifikuar, deri më 31 gusht 2026, për 15 projekte probabiliteti i realizimit është jashtëzakonisht i ulët, ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova.Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..