Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Foto: YouTube /ROSS

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë çmimesh nga konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Tani ROSS na ofron këngën e tij të parë solo, për të cilën në rrjetet sociale shkroi:

“Pas shumë punës, emocioneve dhe frymëzimit, jam i lumtur t’ju ​​prezantoj këngën time të re – "I panjohuri". Në të tregohet për ato ndjenja që mbeten të pathëna, për takime që ndryshojnë gjithçka dhe për të panjohurit që lënë gjurmë në zemrat tona.”

Ai gjithashtu nuk harron të falënderojë të gjithë të përfshirë në rrëfimin e kësaj historie personale - tekstin e shkroi Stan Stefanov, aranzhimin e bëri Angell Prodanov dhe muzika është e të dyve.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube /ROSS, Facebook /Rossen Petrov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mjegull" – një këngë nga albumi i Cveta Botevës

E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...

botuar më 25-05-27 6.05.PD

"Rhodope Dream" – frymëzuar nga folklori bullgar

Bojana Zheljazkova e paraqet muzikën e saj me po aq mjeshtëri, duke e interpretuar atë në violinë, kitarë dhe duke kënduar. Ajo filloi të studionte violinë që kur ishte fëmijë, luante fillimisht në një Orkestër Dhome me të rinj, pastaj në një grup roku,..

botuar më 25-05-26 6.05.PD

Himni i arsimit bullgar

Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..

botuar më 25-05-24 5.00.PD