Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet Malin e Zi për anëtarësim në BE

Rumen Radev (djathtas) dhe Jakov Milatoviq
Foto: BTA

Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se edhe Mali i Zi po punon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Kreu i shtetit bullgar tha se të dy vendet janë të lidhura me një angazhim të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin e Malit të Zi për të dërguar kontingjentin e tij në krahun lindor të NATO-s në grupin e betejës shumëkombëshe, i cili ndodhet në territorin bullgar.

"Unë besoj se intensiteti i bisedimeve në nivel të presidentit, ministrave dhe transportuesve ajrorë së shpejti do të çojë në një vendim për lidhje direkte ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes", tha gjithashtu Rumen Radev. Sipas tij, ka ende shumë për të dëshiruar në aspektin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, që është larg potencialit të të dyja vendeve.

Rumen Radev komentoi për gazetarët temën e luftës në Ukrainë.

"Evropa nuk mund të imponojë paqen nga një pozicion i fuqisë," tha ai. Kreu i shtetit është i bindur se Evropa duhet të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për të përdorur këtë vullnet politik për një armëpushim. Prej andej do të ulemi në tryezë dhe me mjetet e diplomacisë, me të gjitha mekanizmat e mundshëm do të kërkojmë një zgjidhje që do të garantojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kreu i shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..

botuar më 25-05-14 10.26.PD
Valldis Dombrovskis

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..

botuar më 25-05-14 9.17.PD

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD