Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme. “Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët”, shton ai.
Sipas ministrit, Evropa dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe strategjike me administratën amerikane.
I pyetur nëse Bullgaria dhe Ukraina mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si aleate në të njëjtën mënyrë si deri më tani, Georg Georgiev u përgjigj se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake. “Si aleati ynë më i madh dhe më i fortë në NATO, mik dhe partner i BE-së, mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos i besuar njëri-tjetrit”. “Besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.
Georg Georgiev thekson se pas ngjarjeve të fundit dhe pas angazhimit të Ukrainës dhe SHBA-së në njërën anë dhe Evropës nga ana tjetër mund të presim një rezultat të mirë. “Ne i besojmë SHBA-së dhe nuk kemi arsye të mendojmë ndryshe”, përfundon ai.
Ministri kujton se vendi ynë renditet i nënti ndër aleatët e NATO-s për sa i përket vlerës absolute të ndihmës së dhënë Ukrainës, gjë që, sipas tij, i jep peshë të ndryshme pozicionit dhe argumenteve tona për pjesëmarrje të plotë në zgjidhjet e ardhshme të paqes.Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..
Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..