Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ura e Besimit"

Kryedhjaku Ljubomir Bratoev: Shërbimet e para në bullgarisht në Berlin janë mbajtur në sallën e ambasadës sonë

Foto: bg-patriarshia.bg

At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën. Dhe, si një i krishter tipik ortodoks jashtë vendit, ai kërkon një vend për t’u lutur. Ai viziton famullitë ortodokse të kishës serbe, greke dhe ruse. Kudo e ndjente veten të pranuar.

"Ndodhi që në vitet 1988-1989 shkova në Gjermani – në atë kohë u diplomova në Universitetin Teknik në Sofje dhe fillova studimet e doktoraturës në Universitetin e Berlinit. Si një person besimtar dhe që shkonte në kishë, gjëja e parë që bëra atje ishte të gjeja se ku mund të shkoja për një shërbim. Në atë kohë, Berlini ishte ende i ndarë nga një kufi i vërtetë, sepse ndryshimet ndodhën vetëm në fund të vitit 1989, kur ra muri. Çdo të shtunë ose të diel shkoja në shërbim në Kishën Ortodokse Ruse në Karlshorst - një nga lagjet e Berlinit të njohur për faktin se ushtria sovjetike ishte vendosur atje. Takova klerikët dhe personalisht takova peshkopin e Kishës Ortodokse Ruse për Gjermaninë - Theophanin. Zoti e ndjeftë, ai nuk është më në mesin e të gjallëve!”.
Kisha Ortodokse Ruse e Shën Sergjit të Radonezhit në Berlin
Pas rënies së Murit të Berlinit, Ljubomir Bratoev filloi të ndiqte shërbesat në komunitete të tjera ortodokse, ku e pranuan atë si një prej tyre. Në vitin 1992, me rastin e një feste, në Berlin erdhi gjyshi Simeon, i emëruar më vonë si Mitropoliti bullgar për Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Ata u takuan dhe u bënë miq të afërt. Bratoev filloi ta merrte metropolitin rreth komuniteteve të ndryshme kishtare që ai tashmë i njihte personalisht dhe në të cilat ishte bërë pjesë. Kështu, ai krijoi kontakte si me besimtarët ashtu edhe me peshkopatën. Me kalimin e kohës lindi ideja për të krijuar një bashkësi kishtare bullgare. Mitropoliti Simeon i ofroi Ljubomir Bratoevit të bëhej dhjak. Dhe ai pranoi – mori provimin dhe në 1994 u shugurua dhjak nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Simeoni. Meqenëse në Berlin nuk kishte ende kishë bullgare, ai kreu stazhin e tij si dhjak në katedralen e Kishës Ortodokse Ruse në Berlinin Perëndimor. Ndërkaq, Mitropoliti Simeon shuguroi edhe priftin e parë bullgar për bashkësinë tonë kishtare të sapoformuar – At Ljubomir Leontinov.

Shërbimet e para në bullgarisht filluan në sallën e ambasadës rreth viteve 1994-95, kujton Ljubomir Bratoev. Zakonisht shërbesa e Pashkëve në ambasadë bëhej mëngjesin e së dielës, për shkak të regjimit të posaçëm të sigurisë. Por duke qenë se të gjitha kishat ortodokse festojnë Ngjalljen e Krishtit në të njëjtën datë, bullgarët zakonisht ndiqnin shërbesat e natës në një nga kishat e tjera ortodokse.

"Për shembull, kam shërbyer me rusët, dhe të nesërmen kam shërbyer edhe tek ne, në ambasadë. Për Krishtlindje, zakonisht shkonim ose në kishën ortodokse serbe ose atë ruse, pasi ata përdorin kalendarin e vjetër dhe datat e festave tona janë të ndryshme. Por ata ishin të hapur enkas për Krishtlindjet "tona", kështu që ne mund t'i festonim."

Me fillimin e shërbesave në Berlin dhe ardhjen e Mitropolitit Simeon lindi Komuniteti Kishtar. U themelua komuniteti u regjistrua në gjykatë sipas procedurës në Republikën Federale. Pasi Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare "Shën Car Boris Pagëzori" u bë person juridik zyrtar, Mitropoliti Simeon vendosi kontakte me administratën e Kishës Katolike në Gjermani, si dhe atë Protestante, dhe filloi bisedimet e nivelit të lartë për mundësinë që Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare të përdorte tempullin e tyre për nevojat e tij liturgjike. Gjithashtu lindi ideja që bullgarët në Berlin të kishin tempullin e tyre.
Kisha Ortodokse Bullgare Shën Car Boris Pagëzori në Berlin
“Na janë ofruar disa herë kisha të ndryshme, sepse në atë kohë, dhe ende sot e kësaj dite, ka një zbaticë të jetës kishtare në Gjermani”.

Bashkësisë kishtare bullgare i janë bërë disa propozime për tempuj. Por njëra është shumë larg në një lagje të largët dhe tjetra është një kishë e madhe që ata nuk mund ta mirëmbajnë. Më në fund, gjyshi Simeon zgjodhi tempullin aktual dhe ai u bë një shtëpi shpirtërore për bullgarët ortodoksë në Berlin dhe në rajon.

Lexoni më tepër: 
Foto: arkivа personalе е At Ljubomir Bratoev, bg-patriarshia.bg, sergiuskirche.de, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD