Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika e Milen Kirov - një përzierje emocionuese e muzikës klasike me xhaz dhe folklor

Foto: milenkirov.net

"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit Milen Kirov, i cili për 25 vite të mbushura me veprimtari aktive krijuese dhe koncerte të shumta, e ka ndarë kohën mes Los Anxhelosit, Sofjes dhe Plovdivit.

I lindur në familjen e kompozitorit dhe mësuesit të gëdullkas Todor Kirov, me të cilin ka një bashkëpunim ndër vite, Mileni u rrit me një qëndrim dhe interes për folklorin. Filloi mësimet e pianos dhe pas disa kohësh shoqëroi nënën e tij, këngëtaren popullore Veliçka Minkova. Për një kohë ai studioi edhe gëdullkan, por pianoja mbeti instrumenti që dominoi rrugën e tij të jetës. Kur ishte 10-11 vjeç, me miqtë, zbuloi magjinë e xhazit dhe babai i tij i dhuroi sintetizatorin e tij të parë Yamaha. Vite më vonë, dhe sot e kësaj dite, Milen Kirov është fytyra reklamuese e kompanisë me famë botërore.


“Vura re se traditat muzikore bullgare dhe amerikane bazohen në dy elementë - njëri është improvizimi, liria e mendimit dhe kontributi personal në bërjen e muzikës, dhe tjetri është ritmi. Natyrisht, ritmet e pabarabarta muzikore janë të ndryshme dhe karakteristike për muzikën tonë, por në mënyrë të ngjashme, ritmi është një element kryesor në muzikën tradicionale amerikane, që vjen nga tingulli amerikano-afrikan. Kjo është arsyeja se pse unë i kombinoj këto tradita dhe bëj një përzierje që më tingëllon shumë e natyrshme në veshët e mi"-”, thotë Milen Kirov për Radio Bullgarinë.

Ai u nis për në Amerikë në moshën 18-vjeçare dhe vendi i parë ku shkoi ishte Las Vegas. E filloi karrierën si pianist klasik, por gjithashtu ishte i interesuar dhe luante muzikë xhaz, pop dhe rock.

"Pasi mbërrita në Las Vegas, një miku im i ri atje, i cili po niste një turne të gjatë me një produksion tjetër, më ofroi ta zëvendësoja si pianist në një kishë baptiste. Përveç grupit, kisha kishte edhe korin e saj prej rreth njëqind personash dhe rreth 3000 vendesh. Ne bënim disa shërbime në ditë, që ishte një mundësi shumë e mirë për mua për të luajtur muzikën që më pëlqente."


Mileni qëndroi në kishë për rreth gjysmë viti dhe kërcimi i mprehtë që duhej të bënte nga muzika klasike në muzikënGospel nuk ishte aq i vështirë për të:

"Gospel është një nga shtyllat e muzikës jazz, RnB dhe soul, por që në moshën 12-vjeçare kam notuar melodi dhe solo të ndryshme me vesh, duke mësuar përmendësh këngë nga artistë të xhazit dhe soul, kështu që isha disi i përgatitur. Nuk jam përpjekur kurrë të ndaj stilet e muzikës dhe kjo ndihet edhe në produksionin tim aktual, pjesë e të cilit është edhe muzika klasike."

Edhe pse shumë pianistë klasikë vendas jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, ata shpesh ndryshojnë në kuptimin e tyre se si duan të tingëllojë bashkëpunimi i tyre. Milen Kirov, megjithatë, për shumë vite luajti me vëllain e tij në orkestrën "Meze" që ai krijoi.

"Orkestra "Meze" filloi si një ansambël studentor në vitin 2010. Interesimi ishte shumë i madh. Ndoshta rreth 30 persona kërkuan të merrnin pjesë, unë zgjodha 14, fillova të kompozoj muzikë origjinale për të dhe të aranzhoja këngë popullore bullgare dhe ballkanike. Vendosa të bëj një koncert në një klub, ku erdhën njerëz që nuk kishin dëgjuar kurrë diçka të tillë."

Pjesëmarrja ishte e suksesshme dhe e provokoi Milenin të bënte më shumë ndryshime në formacion. Ai e bëri zgjedhjen ndër muzikantët më të mirë vendas, shtoi disa nga jashtë dhe krijoi një grup që kombinonte muzikën amerikane dhe ballkanike. Stili i tij e ka emrin origjinal "funk rural", pasi të dyja traditat muzikore vijnë nga njerëzit.

Në vendlindjen e tij Milen luan me miqtë e tij nga Plovdivi, të cilët i njeh prej vitesh – saksofonistin Dimitër Ljolev, bateristin Naço Gospodinov dhe basistin Aleksandër Lekov. Në një grup tjetër, ai luan me bateristin Kristijan Zhelev dhe basistin Daniele Febo. Muzikanti ka edhe albumin e tij solo, me titull “Spatium”.

Përveç të qenit një muzikant i suksesshëm, Milen Kirov është një mësues i dashur i kompozimit, pianos klasike dhe xhaz, teorisë së muzikës dhe solfezhit në disa nga universitetet dhe konservatorët më të njohur në Kaliforni (SHBA). Midis tyre janë Instituti i Arteve në Kaliforni, Universiteti Shtetëror i Kalifornisë - Northridge, Universiteti Chapman dhe Shkolla Colburn. Ai gjithashtu luajti me disa nga yjet e skenës botërore të rokut dhe xhazit, duke përfshirë Perry Farrell dhe Ellis Hall, për të cilët shkroi këngën "Love Revolution", kushtuar njerëzve në mbarë botën që duan të arrijnë revolucionin përmes dashurisë, jo luftës.


Në kohën e lirë ai është adhurues i sporteve të ndryshme verore dhe dimërore, si dhe një kuzhinier amator që i pëlqen të eksperimentojë me shijet, si dhe me ritmet muzikore.

Foto: milenkirov.net, arkiv personal i Milen Kirovit
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD

Interpretues virtuozë në edicionin përvjetor të "Festivalit të Muzikës Evropiane" në Sofje

Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..

botuar më 25-03-12 8.23.PD

DEEP ZONE Project me një interpretim modern të hitit të tyre "Bullgarja"

Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..

botuar më 25-03-12 6.15.PD