Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania shtetërore “Shërbimi Informativ” dhe prokuroria po e bllokojnë punën e Gjykatës Kushtetuese dhe po tentojnë të anashkalojnë Kushtetutën për të ruajtur rezultatet e rreme të zgjedhjeve, pushtetin e GERB-it dhe ndikimin e Deljan Peevskit”, thonë organizatorët e nismës “Drejtësia për të gjithë”.
Protesta në kryeqytet nisi përpara ndërtesës së Gjykatës dhe u shndërrua në një marshim paqësor përgjatë bulevardeve qendrore të kryeqytetit drejt godinës historike të Kuvendit Popullor.
Atij iu bashkuan Kirill Petkov, Nikollaj Denkov dhe deputetë të tjerë nga PP-DB, ish-ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev, aktivistë civilë. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej "#Kush# vodhi zgjedhjet", "Komisioni Qendror i Mashtrimit". “Nuk ka dyshim se prokuroria dhe prokurorët janë pionë në duart e atyre që duan të kontrollojnë dhe të skllavërojnë institucionet, për t'i bërë zgjedhjet të pakuptimta si bazë e demokracisë. Ajo që ndodhi këto ditë është se duan t'i bëjnë të pakuptimta zgjedhjet përmes të cilave ju zgjidhni se kush dhe si do t'ju qeverisë. “Kjo është frika më e madhe e politikanëve aktualë”, iu drejtua njerëzve Ilijan Vasilev, një nga organizatorët.
Në të njëjtën kohë, simpatizantët e partisë “Veliçie”, së cilës nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në Kuvendin Popullor, dolën në protestë. Ata kërcënuan se do të mblidhen çdo natë përballë godinës së Kuvendit Popullor, pasi partisë së tyre në mënyrë të paligjshme iu hoq e drejta për të pasur deputetë të saj.
Lexoni më shumë mbi temën:
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..