Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024. Nga parlamenti po dalin 16 deputetë dhe 16 të tjerë po hyjnë.
GERB-SDS do të ketë tashmë 66 deputetë, ose tre më pak. “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike " (PP-DB) do të ketë 36 deputetë, duke humbur një vend. "Vëzrazhdane" mbetet me 33 përfaqësues ose dy më pak. "DPS - fillimi i ri" kanë 29 mandate, duke humbur një deputet. BSP – E Majta e Bashkuar ka 19 deputetë, me një më pak. DPS –DPS mbetet me 19 deputetë. "Ka një popull të tillë" (ITN) janë të privuar nga një vend dhe do të kenë 17 deputetë. Partia MEÇ do të jetë me 11 deputetë dhe gjithashtu humbet një vend.
Shumica parlamentare në pushtet bie në minimumin prej 121 votash.
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..