Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë fotografike me rastin e historisë 96-vjeçare të speleologjisë në vendin tonë

Foto: Klubi i Shpellave "Nën buzë"

Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”.

Ekspozita përmban 60 fotografi që zbulojnë disa nga sekretet më interesante dhe më të bukura të mbretërisë së nëndheshme. “Studimi dhe eksplorimi i shpellave në vendin tonë daton në fund të shekullit XIX dhe lidhet me vëllezërit Shkorpill. Veprën e tyre e vazhdoi më vonë doktori Ivan Buresh dhe më 18 mars 1929 u themelua shoqëria e parë e shpellave. Që nga viti 1975 deri më sot, speleologët bullgarë plotësojnë Skedarin Kryesor të Shpellave Bullgare, ku janë mbledhur të dhëna dhe harta të më shumë se 6000 shpellave të eksploruara. “Shpellat ende fshehin “njolla të bardha në planet” ku askush nuk ka shkelur ende”, kujtojnë organizatorët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..

botuar më 25-02-22 5.30.PD

17 vjet Pavarësi e Kosovës

Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..

botuar më 25-02-17 5.00.PD