Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.
Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.
Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNESQyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Moldavia dhe Ukraina do të konkurrojnë në qytet. Garat janë në distanca të..
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...
Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit..