Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vëzrazhdane” mbledh firmat në parlament për votë mosbesimi ndaj qeverisë

Kreu i partisë "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov
Foto: BTA

“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”.

Në vend që të mbrojë interesin kombëtar, kabineti po ndjek verbërisht vijën konfrontuese të elitës liberale në Bruksel, duke injoruar dëshirën e popullit bullgar për paqe, neutralitet dhe dialog”, thuhet në partinë e Kostadin Kostadinovit. "Nën presionin e forcave të jashtme, Bullgaria u tërhoq në një konflikt të huaj gjeopolitik, pa pëlqimin e shoqërisë dhe pa përfitim strategjik për vendin. Sanksionet kundër Federatës Ruse vazhdojnë të shkaktojnë dëme të rënda në ekonominë bullgare dhe fonde të mëdha buxhetore po ridrejtohen për ndihmën ushtarake në vend të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale", thuhet në memorandumin shpjegues.

“Vëzrazhdane” dënon edhe pasivitetin e kabinetit pas vdekjes në Gazë të punonjësit bullgar të OKB-së Marin Marinov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët e

“Vëzrazhdane”, “Veliçie” dhe MEÇ parashtruan një mocion mosëbesimi ndaj qeverisë

Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..

botuar më 25-03-26 3.17.MD

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..

botuar më 25-03-26 2.16.MD

Deputetët rivendosën grupin parlamentar MEÇ

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..

botuar më 25-03-26 12.01.MD