Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq në Eurovizion dhe i dha Bullgarisë një vend të dytë historik në konkurs, pas së cilës ai hyri si pjesëmarrësi më i ri në një nga formatet më të suksesshme për interpretues në Kinë. Kështu me kalimin e viteve ai u rrit si artist dhe kantautor.
Sot, Kristian kalon pjesën më të madhe të kohës në Bullgari dhe punon në mënyrë aktive si autor në projekte hit, duke përfshirë bashkëpunimet me DARA, Miro dhe të tjerë.
Miqësia e tij me producentin Dexter dhe Dara Ekimova e frymëzoi atë të krijonte këngën "Unë jam ti", duke qëndruar pas mikrofonit dhe si interpretues. Kënga u publikua me audio dhe video më 15 mars - ditën kur Kristian mbushi 25 vjeç.
"Unë jam ti" do të thotë shumë për mua sepse ndodhi shumë natyrshëm - pothuajse si fati. Asgjë në proces nuk ishte e detyruar apo e planifikuar tepër. Ndërsa po e krijonim, imagjinova se po bënim një soundtrack për "Batman".
“Ndjej se ky projekt është si një fillim i ri, sikur po bëj një hap të rëndësishëm në muzikë”, thotë Kristian.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: Mooncut Film Studio
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..
Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava. Djemtë nga Innerglow janë fansa të..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist..