Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më prestigjioze në kriptografinë e aplikuar dhe sigurinë kibernetike - Real World Crypto Symposium (RWC). Ngjarja do të mbahet më 26, 27 dhe 28 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje dhe organizohet nga Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Deri më tani, forumi botëror është mbajtur në Toronto, Tokio, Amsterdam, Nju Jork dhe Palo Alto.
Në mesin e pjesëmarrësve janë përfaqësues të kompanive kryesore globale të teknologjisë si Google, Amazon, Meta, Apple dhe të tjerë. Në mesin e shkencëtarëve që marrin pjesë në programin e eventit janë disa nga emrat më të mëdhenj në këtë fushë, si Prof. Adi Shamir (nga instituti “Weizmann”, Izrael), fitues i çmimit Turing, ekuivalenti i Nobelit në shkencën kompjuterike, për kontributin në kriptografinë e aplikuar, si dhe Prof. Kenneth Paterson ( nga ETH Zurich), një nga liderët në këtë sferë dhe bashkëthemelues i RWF.
Këtë të enjte, gjatë vizitës së tij në Bullgari, Prof. Paterson do të mbajë një ligjëratë të hapur publike në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në kuadër të INSAIT Tech Series.Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore..