Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më prestigjioze në kriptografinë e aplikuar dhe sigurinë kibernetike - Real World Crypto Symposium (RWC). Ngjarja do të mbahet më 26, 27 dhe 28 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje dhe organizohet nga Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Deri më tani, forumi botëror është mbajtur në Toronto, Tokio, Amsterdam, Nju Jork dhe Palo Alto.
Në mesin e pjesëmarrësve janë përfaqësues të kompanive kryesore globale të teknologjisë si Google, Amazon, Meta, Apple dhe të tjerë. Në mesin e shkencëtarëve që marrin pjesë në programin e eventit janë disa nga emrat më të mëdhenj në këtë fushë, si Prof. Adi Shamir (nga instituti “Weizmann”, Izrael), fitues i çmimit Turing, ekuivalenti i Nobelit në shkencën kompjuterike, për kontributin në kriptografinë e aplikuar, si dhe Prof. Kenneth Paterson ( nga ETH Zurich), një nga liderët në këtë sferë dhe bashkëthemelues i RWF.
Këtë të enjte, gjatë vizitës së tij në Bullgari, Prof. Paterson do të mbajë një ligjëratë të hapur publike në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në kuadër të INSAIT Tech Series.Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi..