Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Garuesit vendas treguan një përgatitje të jashtëzakonshme, saktësi teknike dhe një vullnet të pakompromis për të fituar, duke treguar epërsi totale pothuajse në të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, duke fituar në total 24 medalje ari, 16 argjendi dhe 12 bronzi. Kjo arritje forcoi pozitën e vendit si një forcë udhëheqëse në Ballkan dhe Evropë dhe vendosi synime të reja për ekipin kombëtar - një paraqitje e suksesshme në dy Kampionatet Botërore për të rinj dhe meshkuj, të cilat janë planifikuar të zhvillohen deri në fund të vitit, theksoi Federata Bullgare e Arteve Marciale të Përziera (BFMMA).
Ndër yjet e skuadrës bullgare në Tiranë u dalluan kampioni i Evropës Angell Aliev, Nikolla Ivanov, Apostoll Apostollov, Polat Mehmed, Fikret Mehmed, Georgi Zheljazkov, Pllamen Donkov, Kristian Nedkov e të tjerë.
Stafi i trajnerëve të skuadrës, i udhëhequr nga Maria Koleva, Ivajllo Georgiev dhe Kallojan Kolev, u shpreh i kënaqur me arritjet e garuesve kombëtare.
"Ky sukses është rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit. Konkurrentët tanë janë shembull se çfarë mund të arrijë njeriu me punë dhe këmbëngulje", tha Maria Koleva pas përfundimit të garës.
BFMMA shprehu gjithashtu mirënjohje për ambasadorin bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe të gjithë punonjësit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë që u dhanë sportistëve vendas.Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..
Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..
Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një..
Kampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin..
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti..