Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”. Ajo është nënshkruar më 17 tetor 2024. "Kontrata është hartuar në përputhje me ligjin amerikan dhe ka një sërë veçorish që nuk korrespondojnë me praktikën kontraktuale dhe ligjore të vendosur në proceset e blerjes së produkteve të mbrojtjes në Bullgari", saktësoi Ministria e Mbrojtjes.
Partia “Vëzrazhdane” u shpall kundër, duke deklaruar se marrëveshja funksionon kundër interesave bullgare sepse dëmton buxhetin në mënyrë të paligjshme në favor të Shteteve të Bashkuara.Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..