Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i fragmentuar dhe blerësit e korporatave janë tërhequr prej tij gjatë vitit të fundit. Sipas shoqatës, arsyet kryesore për këtë janë: lufta në Ukrainë, problemet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe thatësira që çoi në uljen e rendimenteve. Rezultati i gjithë kësaj është një rënie e çmimit prej 20% vetëm në vitin e fundit.
Toka më e shtrenjtë në vendin tonë është në Dobruxha(Bullgaria Verilindore) - deri në 3000 leva (1500 euro) për një dynym.
Në Bullgarinë Juglindore, çmimet janë 800 leva (400 euro) për një dynym, dhe në Bullgarinë Jugperëndimore pothuajse nuk ka marrëveshje. Tarifa e qirasë varion nga 70 (35 euro) deri në 90 leva (45 euro) në Bullgarinë Veriore dhe deri në 50 levaa në Jug.
Blerësit kryesorë mbeten fermerët që preferojnë të punojnë tokën e tyre dhe jo tokë me qira.Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..
Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i..
Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të..