Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga ambasadorja e Bullgarisë në Francë dhe përfaqësuese e përhershme në UNESCO, Radka Ballabanova. Përfshirja e Bullgarisë nxjerr në pah pasurinë e traditave të saj lokale në lidhje me blegtorinë e kullotave, si dhe angazhimin e vendit tonë për ruajtjen dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të përcjella ndër breza.
Traditat e kullotave përfshijnë migrimin e tufave të kafshëve barngrënëse (dele, lopë, dhi, etj.) në kullotat e largëta për kullotje sezonale, e cila praktikohet më shpesh në zonat malore, si dhe ritualet, zanatet dhe produktet ushqimore që lidhen me kullotjen tradicionale.
Deri më tani, elementi përfshinte nëntë vende: Shqipërinë, Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën. Tani kandidatura e përbashkët për zgjerimin është nga Bullgaria, Polonia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina.
Foto: Ministria e BujqësisëTetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Ushqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish..