Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik. Vetëm 10% e hoteleve janë në kërkim të pozicioneve drejtuese. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Menaxhimit të Hoteleve.
Të gjithë hotelierët në bregdetin bullgar të Detit të Zi, në një ose tjetër mënyrë, përballen me vështirësi në tërheqjen e stafit për sezonin. Mbi 90% prej tyre besojnë se ky problem do të përkeqësohet në vitin 2025. Në pak më shumë se gjysmën e hoteleve dominon stafi bullgar, ndërsa në pak më shumë se një të tretën bullgarët dhe të huajit janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë. Ka, por të rralla, raste hotelesh me staf kryesisht të huaj. Vetëm 17% e të anketuarve besojnë se kriza e personelit mund të zgjidhet duke importuar personel nga jashtë.
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..