1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në vendin tonë gjithnjë e më shumë të rinj po shfaqin një interes përmbrojtjen e mjedisit dhe organizatat ekologjike. Një pjesë e madhe e tyre fokusohen edhe në studimin e botës së shpendëve. Arsyeja e përhapjes së këtij lloji hobi ndoshta i ka rrënjët në biodiversitetin e madh që na jep mundësinë të bëjmë monitorime në tokën amtare 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë.
Vetëm në territorin e Bullgarisë gjenden 425 lloje shpendësh të ndryshëm, 26 prej tyre janë shumë të rrezikuar dhe nga 38 llojet e shpendëve grabitqarë, 36 banojnë në territorin e vendit tonë.
“Për sa u përket komponentëve natyrorë, Bullgaria renditet e treta në Evropë, pas Spanjës dhe Greqisë”, kujton ornitologu Ljubomir Profirov, anëtar i Komitetit Kombëtar për Speciet e Rralla të Zogjve, bashkautor i librit “Zogjtë e Gadishullit Ballkanik”, ekspert i asociuar dhe lektor në Fondacionin “Botanica Life”. Së fundmi ai u kthye nga një tjetër kurs ornitologjie ekskursioni, të organizuar nga fondacioni, në të cilin, nën udhëheqjen e tij, grupi publikoi rezultatet e kërkimit të tyre në platformën më të madhe të informacionit në botë eBird.
"Pjesëmarrësit ishin njerëz me interes për zogjtë, kryesisht amatorë. Në këtë periudhë të vitit, një numër i madh zogjsh kthehen, dhe ne kemi vërejtur migrimin dhe folezimin e disa prej tyre. Arritëm të vëzhgonim 96 lloje zogjsh, sepse pjesëmarrësit kishin pajisje të specializuara - teleobjektiva dhe dylbi.
Ishte një kurs trajnimi dhe një ngjarje shumë profesionale. Secili prej tyre do të kujtojë vendet dhe gjithashtu si t'i njohë zogjtë dhe t'i dallojë ata nga speciet e tjera. Sepse në Bullgari shumëllojshmëria e shpendëve është shumë e madhe dhe ne patëm mundësinë të vëzhgonim dhe filmonim një të katërtën e tyre”.
Lubomir Profirov tha se ata madje kanë arritur të vëzhgojnë disa nga ekzemplarët më të rrallë:
"Një interes të madh përbëjnë disa specie nga Libri i Kuq - mes tyre ka mjaft zogj grabitqarë. Ne pamë një migrim të shqiponjave peshkngrënëse (Pandion haliaetus), të cilët aktualisht po udhëtojnë drejt veriut, drejt territoreve të vendeve skandinave, ku bëjnë fole; si dhe të shqiponjave të vogla Clanga pomarina që shkonin në Poloni dhe Gjermani.
Pamë gjithashtu shqipen e gjarpinjve(Circaetus gallicus), që ktheheshin, si dhe qifti zeshkan, (Milvus migrans). Ne patëm edhe vëzhgime shumë interesante të rosës së llojit Tadorna ferruginea. Është në Librin e Kuq të Bullgarisë dhe në një nga pellgjet kemi vërejtur një grumbullim prej më shumë se 20 zogjsh.
Nga ato më pak të zakonshme në zonën e Shumenit(Bullgaria Verilindore), ne vëzhgonim sqepbizat (Recurvirostra avosetta) dhe disa lloje shpendësh të familjes Charadrius. Lejlekët e zinj ishin më interesantët për pjesëmarrësit e kursit. Ata ishin në tufa me 16 deri në 20 zogj që migronin. Dhe kur filluan shirat, zogjtë ndaluan përkohësisht migrimin e tyre dhe gjetën vende të përshtatshme pushimi”.
Një gjetje kurioze për ornitologët amatorë ishte edhe takimi me harabelin spanjoll, ose harabelin gjokszi (Passer hispaniolensis) - ajo që është specifike për të është se ai i bën foletë e tij në foletë e mëdha të lejlekut të bardhë - në këtë mënyrë ai i mbron të vegjlit e tij nga armiqtë.
Ljubomir Porfirov shton se falë iniciativave për mbrojtjen e natyrës, disa nga speciet e deklaruara të zhdukura ose ato të regjistruara në Librin e Kuq si të rrezikuara sot kanë popullsinë e tyre. E tillë është shkaba e zezë (Aegypius monachus), e cila ka 3 vjet që shumohet në natyrë dhe rrit të vegjlit e saj. Dhe gjithashtu skifteri kthetraverdhë (Falco naumanni) - me një popullsi të rikuperuar plotësisht.
Vëzhgimet e ornitologut tregojnë se të rinjtë në Bullgari, pavarësisht nga orientimi i tyre profesional, ndihen të angazhuar dhe shfaqin një interes të jashtëzakonshëm për natyrën.
“Kam 40 vjet që merrem me zogjtë dhe mbrojtjen e natyrës dhe në 7-10 vitet e fundit kam vërejtur një zgjerim shumë intensiv të këtyre interesave përmes rrjeteve sociale. Për shembull, në Facebook ka 4 grupe sociale vetëm për zogjtë në Bullgari, dhe në disa prej tyre ka më shumë se 30 mijë anëtarë. Këta janë njerëz që janë të interesuar për zogjtë dhe duan të gjejnë një lloj zogu në vendin ku jetojnë, ose gjatë udhëtimeve të tyre. Kur nuk mund të përcaktojnë se çfarë është zogu, ata i bëjnë pyetje grupit në Facebook dhe marrin një opinion kompetent. Pra, ne tashmë kemi një shoqëri me mbi 50 000 njerëz me interesa të caktuara për shpendët në Bullgari”.
Foto: Facebook/Botanica Life, Facebook/BirdsInBulgaria.org, arkiv personal i Ljubomir Profirovit, rim-pleven.com, bspb.org, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..