Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të mbahet më 10 prill, në orën 12:30, në Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup.

Do të prezantohen këto universitete bullgare me fakultete dhe specialitete në frëngjisht:

1. Fakulteti i Studimeve Franceze në Inxhinieri Elektrike, Universiteti Teknik, Sofje;

2. Programi në Ekonomi dhe Menaxhim në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski";

3. Programi për Administrim Biznesi, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski";

4. Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Ri Bullgar;

5. Departamenti i "Gjuhëve të Huaja të Aplikuara për Administrim dhe Menaxhim", Universiteti i Ri Bullgar;

6. Programi Master “Frankofonia, Shumëgjuhësia dhe Ndërmjetësimi Ndërkulturor”, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Gjithashtu do të prezantohen mundësitë e trajnimit në Institutin e Specializuar të Frankofonisë në Administrim dhe Menaxhim, i cili është institut i Agjencisë Universitare të Frankofonisë, i krijuar në vitin 1996 në Sofje sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare me Republikën e Bullgarisë.


Ekspozita edukative organizohet me ndihmën e Ambasadës Bullgare dhe Qendrës Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup, në partneritet me Institutin Francez në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.


Shihni  botimet e Radio Bullgarisë, ku janë prezantuar mundësitë për të studiuar në frëngjisht në universitetet bullgare:



Përpiloi: Elena Karkallanova

Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varietetet vendase të domateve do të prezantohen në kopshtin botanik në Budapest

Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në kryeqytetin hungarez. Qëllimi i aktivitetit, që do të mbahet më..

botuar më 25-08-23 6.55.PD

Katër medalje për olimpistët bullgarë në astronomi dhe astrofizikë

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria e Arsimit. Ekipi bullgar u rikthye me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, si dhe me një..

botuar më 25-08-22 2.29.MD

Festivali “Film i shkurtër në autobus të gjatë” për dokumentarë të shkurtër në Kjustendill

“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill . Projekti i Qendrës Kulturore Studentore “Shën Kliment Ohridski 1997” – Sofje, bashkon një festival..

botuar më 25-08-22 5.20.PD