Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..