Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti 2004. Në incidentin e 18 korrikut 2012, objektivi i sulmit ishte një autobus me turistë izraelitë të cilët sapo kishin zbritur në aeroportin e Burgasit për të kaluar pushimet e tyre në bregun bullgar të Detit të Zi. Pesë izraelitë u vranë, shoferi bullgar i autobusit dhe sulmuesi 23-vjeçar, Mohammad Hassan El Husseini, i lindur në Liban. Dhjetëra u plagosën.
Me kërkesë të familjes Husseini, kreu i atëhershëm i Agjencisë së Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, Abbas Ibrahim, ishte "në kontakt me autoritetet bullgare" me qëllim që trupi i atentatorit të kthehej në atdheun e tij, raportoi AFP.Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..
Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..