Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe sektorin publik në BE. Discoverer është pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Evropiane të Informatikës me Performancë të Lartë (EuroHPC JU). Ai është superkompjuteri i parë në rrjetin e BE-së që u përmirësuar pas krijimit të tij në vitin 2021. Me aftësitë e saj të reja, makina do të mbështesë zhvillimin e aplikacioneve me rëndësi industriale dhe shoqërore për Evropën. Tani është e specializuar për trajnimin e rrjeteve neurone, punën me modele të mëdha gjuhësore, inteligjencën artificiale, krijimin e binjakëve digjitalë, të mësuarit automatik dhe detyra të tjera intensive llogaritëse.
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..