Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku mund të gjenden këto mjete.
Sipas ministrit, problemi kryesor mbetet mungesa e fondeve të mjaftueshme.
“Ndjehem në një situatë shumë të vështirë kur nga viti i kaluar duhet të paguajmë rreth 1 miliard leva për aktivitete të porositura dhe të kryera vite më parë dhe tani të përfshira në këtë buxhet, duke qenë se kemi në dispozicion 1.280 miliardë leva”, theksoi Ivan Ivanov. Ai do t'i bëjë thirrje Këshillit të Ministrave të tregojë mirëkuptim, pasi fondet në dispozicion janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme.
Zemërimi i popullit është plotësisht i justifikuar”, tha ministri edhe për protestat qytetare për vdekjen e 12-vjeçares Sijana Popova dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Sipas tij, problemet me infrastrukturën rrugore ekzistojnë në shumë nivele, duke përfshirë trajnimin e drejtuesve të mjeteve dhe stilin e tyre të drejtimit të makinave. “Duhet një veprim ndërinstitucional,” përmblodhi ai.Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket gjithnjë e më reale. Të tilla sinjale vijnë si nga qeveria vendase, e cila ka deklaruar disa herë se..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ndalojë së shpalluri normën bazë të interesit pas futjes së euros si monedhë kombëtare. Kjo thuhet në një seri tjetër pyetjesh dhe përgjigjesh me të cilat banka qendrore shpjegon futjen e monedhës së..
Pronat shtetërore të papërdorshme që gjenerojnë shpenzime duhet të shiten në mënyrë transparente dhe publike përmes ofertave të hapura në një platformë elektronike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Me këtë rast, qeveria miratoi një Program për..
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket..