Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jayanta Chakrabarty dëgjon rregullisht Radio Bullgarinë që nga viti 1971

Një klub i radios në Indi zhvilloi kuiza për Vasill Levskin dhe Radion Kombëtare Bullgare

Unë lexoj faqen tuaj çdo javë, thotë z. Bain, kryetari i Klubit “Pariwar Bandhu”

Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe ndoshta di më shumë për historinë dhe gjeografinë e tij se disa nga bashkatdhetarët tanë.

Ishte ai që kontaktoi Radio Bullgarinë për të na treguar për një nismë interesante të ndërmarrë nga presidenti i klubit radio amator indian “Pariwar Bandhu”.

"Si dëgjues i rregullt i Radio Bullgarisë -BNR, jam i lumtur të njoftoj se një nga bashkatdhetarët e mi, z. Anand Mohan Bain, i cili është kryetar i Klubit të Dëgjuesve të Radios “Pariwar Bandhu SWL” mbajti kuizin e tij të parë me temën "Radioja Kombëtare Bullgare" më 22 shkurt 2025 për mbi 300 anëtarët e tij. Konkursi i tij pati një popullaritet të madh," shkroi dëgjuesi ynë në një letër elektronike dërguar ekipit tonë. “Në të morën pjesë 101 anëtarë nga vende të ndryshme fqinje dhe 87 kanë arritur të japin përgjigje të sakta”.


Pyetjet e kuizit nuk ishin të lehta: "Sa vite ka shënuar Bullgaria nga vdekja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski  me ngjarje të ndryshme në mbarë vendin?"; "Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes u riemërua..."

“Çdo muaj klubi ynë zhvillon kuize për radio të ndryshme ndërkombëtare”, tha zoti Bain për Radio Bullgarinë. "Kësaj radhe zgjodhëm Radion Kombëtare Bullgare. Unë vizitoj faqen tuaj çdo javë dhe së fundmi hasa në një artikull të mrekullueshëm për luftëtarin tuaj të lirisë Vasill Levski. Kjo na frymëzoi t'u bëjmë disa pyetje anëtarëve të klubit tonë."

Në muajin mars u zhvillua edhe një kuiz kushtuar Radios Kombëtare Bullgare. “Për të marrë pjesë, njerëzit thjesht duhej të përgjigjeshin nëse informatat janë të vërteta apo të rreme duke komentuar në faqen e klubit në Facebook, mësuam nga kryetari i klubit “Pariwar Bandhu”.


Aktualisht, Klubi “Pariwar Bandhu SWL” ka rreth 334 anëtarë nga vende të ndryshme duke përfshirë Bangladeshin, Nepalin, Francën, Filipinet, Holandën, Japoninë dhe SHBA-në. Është krijuar më 15 gusht 1990, shpjegon zoti Bain, duke shtuar:

"Para kësaj, ne botonim një gazetë të quajtur “Sanchar Barta”. Ajo del ende, por jo aq rregullisht, sepse tani jam në pension. Kam punuar për 35 vjet në një bankë kombëtare, por tani e gjithë vëmendja ime është e përqendruar te Dxing (për radio amatorët kjo është marrja e transmetimeve radiofonike dhe vendosja e lidhjeve radio me stacione të largëta radio – shënimi i redaktorit). Qëllimi im është që çdo ditë të lidh sa më shumë njerëz me radion."

Zoti Anand Bain

E pyetëm zotin Anand Bain nëse ka ndonjë informacion për Bullgarinë në mediat indiane. Ja çfarë u përgjigj ai:

"Unë lexoj tre gazeta çdo ditë - dy në hindisht dhe një në anglisht, por ato përmbajnë shumë pak lajme për Bullgarinë. Megjithatë, faqja juaj e internetit është një enciklopedi e vërtetë. Ka kaq shumë informacion në të! Sa herë që flas me anëtarët e klubit, u them atyre të vizitojnë faqen e internetit të Radios Kombëtare Bullgare - aty ka gjithçka! Podkasti juaj është gjithashtu i shkëlqyer, dhe tingulli është i lartë dhe i qartë, gjë që është shumë e rëndësishme.

Disa radio stacione kanë programe të mira, por shqiptimi i tyre në anglisht është i vështirë për t'u kuptuar. Gjuha ime amtare është bengali dhe di tre gjuhë të tjera, por shqiptimi i qartë është vendimtar. Prezantuesit tuaj po bëjnë një punë fantastike në këtë drejtim”.

Një nga dëgjuesit më të rregullt të programeve angleze të Radio Bullgarisë është z. Jayanta Chakrabarti nga Nju Delhi.

Zoti Jayanta Chakrabarti

“Që fëmijë kam qenë i interesuar për kulturat e vendeve të ndryshme”, thotë ai. "Isha veçanërisht i interesuar për Bullgarinë, sepse edhe gjatë regjimit komunist, ajo ishte më e avancuar se shumë vende të tjera të Bllokut Lindor. Kishte një sektor të fortë industrial dhe një trashëgimi të pasur kulturore që më magjepsi. Ky kuriozitet filloi në vitet e shkollës dhe u rrit me kalimin e kohës."

Ai shpreh keqardhjen që nuk ka pasur rastin të vizitojë Bullgarinë dhe shpreson se një ditë do ta ketë këtë mundësi. Atij i pëlqen kuizi për vendin tonë sepse:

“Ky kuiz interesant dhe tërheqës nxjerr në pah Bullgarinë - një vend i lashtë me një kulturë të pasur. Shumë dëgjues - jo vetëm nga India, por edhe nga vendet fqinje dhe të largëta - do të mësojnë shumë për Bullgarinë. Kjo më bën të lumtur sepse kam qenë i interesuar për kulturën dhe historinë bullgare për më shumë se 50 vjet. Tani jam në mesin e të gjashtëdhjetave dhe dëgjoj Radio Sofjen që nga viti 1971. Është një privilegj për mua që e rifilluat programin “Bullgaria sot” – nuk humbas asnjë episod!"


Është e dukshme se zoti Chakrabarti ndjek atë që po ndodh jo vetëm në Bullgari, por edhe në Radion Kombëtare Bullgare. Ai madje komentoi:

E vlerësoj drejtorin tuaj të përgjithshëm Milen Mitev – ai është një vizionar që ka përmirësuar ndjeshëm programet e Radios Kombëtare Bullgare, për të cilën ne në Indi jemi shumë të lumtur. Unë i jam sinqerisht mirënjohës.

Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për Bullgarinë për kontributin e saj në misionin hënor indian "Chandrayaan-1"*. Shkencëtarët bullgarë siguruan instrumente shumë të sakta dhe të rëndësishme për anijen kozmike dhe ne jemi vërtet mirënjohës për mbështetjen e tyre."

Chandrayaan-1

Rekomandimi i vetëm i dëgjuesit dhe lexuesit tonë besnik është që faqja jonë e internetit të ketë më shumë informacion për njeriun e zakonshëm:

"Unë besoj se ka shumë njerëz të talentuar dhe të jashtëzakonshëm në Bullgari që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në botë. Do të dëshiroja që Radio Bullgaria të fokusohej jo vetëm te personalitetet e famshme, por edhe te njerëzit e thjeshtë - punëtorë, fermerë dhe qytetarë të thjeshtë. Do të ishte interesante të dëgjonim për jetën e tyre, standardin e tyre të jetesës dhe se si e përjetojnë demokracinë pas vitit 1991."

*(Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore në Akademinë Bullgare të Shkencave zhvilloi dhe ofroi eksperimentin e monitorimit të dozës së rrezatimit (RADOM-7), një nga instrumentet shkencore në bordin e Chandrayaan-1 – shënimi i redaktorit.)

Foto: arkiv personal, Pixabay, BNR, indianexpress.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 26 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të re nga Kristian Kostov të titulluar “Unë jam ti“. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:43 - Lajme  •12:34 - Kënga e ditës

botuar më 25-03-26 3.00.MD

Bullgaria sot – 25 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Shoqëri" mund  të dëgjoni më shumë për qytetin e Taraklisë, Kryetari i bashkisë i së cilit, pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare. Në..

botuar më 25-03-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 mars 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 24 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Më e shtrenjta" nga Danny Levan. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:30 - Lajme 09:03..

botuar më 25-03-24 3.00.MD